Rreth nesh

Misioni ynë

Për Mirëqenie Sociale dhe Mjedisore (FSEW) ka si mision të saj të mbrojë mjedisin, të bëhet promotor për realizimin e aktiviteteve në mbrojtje të tij, të energjisë së pastër, efikasitetit të energjisë, promovimit të burimeve të rinovueshme, bujqësisë së qëndrueshme, zonave të mbrojtura, me një angazhim të palëkundur ndaj sigurisë, cilësisë dhe vlerave ndaj donatorëve, partnerëve, bashkëpunëtorëve dhe publikut që na mbështet. Ne jemi të përkushtuar për të hartuar dhe menaxhuar projekte që rrisin mirëqenien e komunitetit në lidhje me mjedisin dhe veçanërisht për të lobuar për mbrojtjen e këtyre zonave dhe komuniteteve të tyre.

Vizioni ynë

Ne do të vijojmë të shqyrtojmë çdo mundësi për të rritur dhe diversifikuar organizatën tonë në mënyrë që të përmirësojmë vlerat mjedisore për një të ardhme më të mirë, më të gjelbër dhe më të qendrueshme për komunitetin të cilit i shërbejmë me krenari.

Vlerat

Përgjegjësia dhe Integriteti – Ne jemi përgjegjës, të përkushtuar dhe të vetëdijshëm për projektet që ndërmarrim duke zbatuar standardet në punën tonë. Ne punojmë me profesionalizmin më të lartë me partnerët tanë, duke respektuar vlerat mjedisore, kulturën lokale, duke ruajtur njëkohësisht integritetin e organizatës. Ne kujdesemi që sjellja jonë të jetë në përputhje me kuadrin ligjor, dhe punonjësit tanë të ruajnë standarde të larta etike në përfaqësimet tona.