Njeriu- forcë gjeologjike

Ndryshimet klimaterike, hollimi i  shtresës së Ozonit, pakësimi iburimeve të paripërtëritshme, ulja e sipërfqes së gjelbër anembanë globit, zvogëlimi i resuerseve natyrore, rritja e resurseve të kapitalit (traktorët plehërat kimikë etj), orintimi i bizneseve drejt agorsistemeve konvencionalë, janë plot shembuj që ilustrojnë njeriun në ditën e sotme.Njeriu evoloi brenda ekosistemit, që ka qenë dhe është baza e natyrës.

Në një ekosistem prodhuesit, konsumatorët, dekompozuesit janë ngjizur me ndërveprimin e faktorëve biotik e atë abiotik, të cilët kanë prirjen për të shkëmbyer lëndë e energji midis tyre, në një proçes ndërveprues.

Ndotja e degradimi i mjedit i shprehur dukshëm në rritjen e sasisë së CO2; efektin serrë; shirat acidë; pakësimin e Ozonit, nuk mund të mos na japin argumentin se njeriu i prirur për zotëruar e për të fituar sa më shumë në kurriz të asaj që tashmë ka filluar “të flasë”, është kthyer në armik të natyrës. Ekuilibrat dinamik janë prishur, e ne ç’ orintohemi nga viti në vit.

Kjo duhet të ndalet!

Nëse bëjmë pak teori e të rikujtojmë disa nocione, mbase nuk bëjmë keq!

Ndotja paraqet hedhjen e materialit kontaminues (ndotës)ne mjedis. Ajo shkaktohet kryesisht nga aktivitetet e njeriut, por mund te jete rezultat edhe I fatkeqësive natyrore. Ndotja ka ndikim negativ në çfarëdo organizmash të gjallë në mjedis, duke e kthyer jetën në të pamundur.

Ndikimi I ndotjes është pasqyrues në mjedisin Tokë e tek banorët e tij në shumë mënyra.

Tri llojet kryesore të ndotjes janë:

  1. 1.      Ndotja e Tokës që paraqet ndotjen e sipërfaqes natyrore të Tokës nga ndotësit industrial, komercialë, shtëpiakë e bujqësorë.
  2. 2.      Ndotja e ajrit- paraqet grumbullimin e atyre substancave të rrezikshme në të cilat substancat ndikojnë negativisht në jetën e njerëzve dhe të gjallesave të tjera.
  3. 3.      Ndotja e ujit – paraqet hedhjen e materialeve kimike, biologjike e fizike nëpër sasi të mëdha të ujit, të cilat shkatërrojnë cilësinë e gjallesave në të dhe që e shpenzojnë atë.

Ndotja në natyrë mund të vij nga : Industria, Transporti, Bujqësia, Ujërat e zeza, Mbeturinat,Aktivitetet vullkanike etj

 

 

Si mund të parandalohet ndotja:

  1. 1.     Mënyra më e mirë për të parandaluar ndotjen e tokës është nëpërmjet menaxhimit të mbeturinave në mënyrë sa më të mirë, shfrytëzimit të tokës dhe praktikave më të mira bujqësore.
  2. 2.     Ajri- mënyra më e mirë për parandalimin e ndotjes në ajër është ecja në natyrë, më këmbë ose biçikletë. Kjo ul ndjeshëm ndotjen e ajrit nga lëndët fosile.
  3. 3.     Uji- mënyra më e mirë për parandalimin e ndotjes së ujit është mbajtja pastër e tij nga materialet kimike të dëmshme në burimet e furnizimit me ujë.

Mjedisi është çdo gjë rreth nesh –toka ku qëndrojmë, pemët nën të cilat ulemi për të pushuar, uji në të cilin notojmë dhe me të cilin pastrojmë dhe ajri të cilin e thithim. Ne kemi nevojë për ujë të pastër për të pirë dhe për të rritur ushqimin që hamë. Ne kemi nevojë për ajër të pastër për të marrë frymë. Ne kemi nevojë që mjedisi ynë të jetë i pastër për aktivitetet tona gjatë kohës së lirë për të notuar, vrapuar a për të luajtur .

Ne na nevojitet çdo gjë: Një e ardhme më e mirë; Një botë më e pastër për mushkëritë tona; Një jetë më cilësore; Një ajër më i pastër; Më shumë pyje e oksigjen; Më shumë energji e pastër; Një e nesërme më e mirë për vete e fëmijët tanë!

Ndaj le të veprojmë, jo vetëm të mendojme.

Dy mjedise të ndryshëm!

test

 

Share this!

Njeriu- forcë gjeologjike Subscribe to our RSS feed. Tweet this! StumbleUpon Reddit Digg This! Bookmark on Delicious Share on Facebook

Leave a reply

*

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.