Uznova- lagje e Beratit

Mbase jo  te gjithë e dinë që Uznova është pjesë e qytetit të Beratit. S’ është as 5 minuta larg nga lagja “30 Vjetori” e Beratit. Për këtë lagje mund të shkruash shume, por sot ne ngrejme nje shqetësim të banorëve të saj.Nuk ka shumë kohë që me vendimin e dt 20.03.2013 dhe bazuar në ligjin për Shërbimin Veterinar.Këshilli Bashkiak I Beratit ka nxjerrë një vendim në lidhje me bagëtitë e banorëve. Ato nuk duhet të mbahen në shtëpitë e tyre, si zonë Urbane që ata janë. Sigurisht që Bashkia në këtë rast përpiqet të ndikojë në mjedis, për ta përmirësuar cilësinë e tij. Ta shohesh këtë vendim, ja vlen të përgëzohet e të përkrahet kjo Bashki. Por po të shikojmë anën tjetër të medaljes, ja vlen të mendohesh mirë.

Desktop 075natyra_berat_ojf

Në këtë lagje është  ndërtuar në vitin 1993 fabrika e lëkurave, e cila ushtron aktivitetin e saj në përpunimin e prodhimin e lëkurave të ndryshme, eksportimin e shitjen e tyre në tregun e brendshëm. Asortimentet e lëkurave që ajo prodhon janë të bagëtive të trasha prej viçi e lope dhe të bagëtive të imëta prej dele, dhije, keci e shqere (bazuar në VNM e tyre).

Po sipas VNM -se, mbetjet e ngurta akumulohen dhe transportohen me mjete vetëshkarkuese në vendin e grumbullimit të tyre dhe nga ku së bashku me mbetjet e tjera tërhiqen nga një firmë e liçensuar për trajtimin e tyre. Për këtë fabrikaduhet të rakordojë e bashkërendojë punën me Bashkinë Berat.  Por në të vërtetë Bashkia nuk rakordon asgjë me ta, e mbetjet e ngurta nuk dihet se nga përfundojnë.

E për këtë askush nuk shqetësohet , as për erën e rëndë që krijohet, as për ndikimin e shkarkimeve industriale që përfundojnë në Osum, as për ndikimin e ujërave nëntokësore, e sipërfaqësorë, as për ndikimin që ky aktivitet ka në shëndetin e popullatës, as për ndikimin në bimësi, as për ndotjen akustike (nga puna e makinerive të rënda) .Duke thënë edhe të mirat, do të ishte mirë që krahas përmirësimit të teknologjisë, që u bë në këtë fillim viti (heqja e solarit si lëndë e parë djegëse, e zëvendësimi I tij me gaz, gjë që shmang emetimet në ajër të grimcave helmuese), t ë punohej edhe në drejtimet e mësipërme.

Pyetur për këtë problem të banorëve, në Bashki na thonë, se nuk po i marrin shtëpi më shtëpi gjedhët e tyre, por kur ka ankesa, reagohet.

Kur ka ankesa më madhore, më të rëndësishme, duhet të punohet me prioritete, pavarësisht se edhe VKM Nr 230 , duhet të marrë jetë në këtë lagje.Kur ka shqetësime më jetike, duhet të kthehet koka në atë drejtim, përndryshe rezultatet nuk do të jenë ato të dëshiruarat.

Ky artikull shkruhet pas një seminari të organizuar në Uznovë, ku pjesëmarrës ishin banorët e Uznovës me përfaqësues të Shoqatës “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” dhe qendrës “Aarhus” Shkodër, që bëjnë pjesë në rrjetin e vigjilencës, mbështetur nga REC Abania, financuar nga Qeveria Suedeze

Shoqata : “Per Mireqenie Sociale dhe Mjedisore- Berat” 

“ Së bashku një sy për mjedisin” mbështetet financiarisht nga programi  “Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në

Shqipëri 2012-2015, SENiOR-A”, i cili zbatohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC), Shqipëri dhe financohet nga Qeveria Suedeze

Share this!

Uznova- lagje e Beratit Subscribe to our RSS feed. Tweet this! StumbleUpon Reddit Digg This! Bookmark on Delicious Share on Facebook

Leave a reply

*

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.