Situata e mbetjeve të rrezikshme në qytet
Situata e mbetjeve të rrezikshme në Berat është problematike. Në kontenierët e qytetit, përfundojnë mbetjet e klinikave, farmacive, ndërkohë që më shqetësuese situata paraqitet në mbetjet e kontenierëve jashtë ambjenteve të Spitalit Rajonal ku përveç mbetjeve urbane në to gjenden edhe mbetje të rrezikshme spitalore.
Shiringa, age, fasho, doreza të përdorura vihen re me sy të lirë të hedhura në kontenierë, madje shumë prej tyre përfundojnë në tokë.
Fotot e marra, tregojnë qartazi gjendjen.
Në Spitalin e Beratit, vihet re gjithashtu edhe një dukuri tjetër po kaq problematike: djegia e mbetjeve në ambjentet e jashtme të spitalit ku shenjat e lëna nga djegia e tyre janë të dukshme.
Prezenca e mbetjeve spitalore nuk mungon as në koshe dhe kontenierë në lagje të tjera të qytetit, që duket se përfundojnë nga farmacitë, stomatologjitë dhe qendrat shëndetsore.








“Siguria për jetën”
Duke parë nevojën urgjente për investime në sektorin e mbetjeve spitalore, në qytetin e Beratit shoqata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” pjesë e Rrjetit të Vigjilencës, mbështetur nga Qeveria Suedeze dhe REC, ka rinisur dialogun me institucionet të cilat monitorojnë situatën.
Ky dialog ka nisur në zyrat e ISHMPU me drejtorin Z Altin Kazazi e me specialistët e fushës.
Atyre i është bërë me dije situata nga këndvështrimi i shoqërisë civile, shqetësimi i ngritur në nivele mjaft të larta, nëpërmjet letrës së nënshkruar nga OJF -të shqiptare, si dhe vijimësia e projektit “Një sy për Mjedisin”.
Nga ajo tavolinë bisedimesh dolën në pah problematikat, nevoja e transparencës për publikun e gjerë, siç është raporti i monitorimit mbi mbetjet spitalore, e ajo që ishte mjaft pozitive për OJF tonë ishte përfshirja e një anëtari të OJF në inspektimet në terren.
Për të përmirësuar menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore, takimi vazhdoi me drejtorin e Institutit Shtetëror Shëndetësor, i cili monitoronte punën në spitalin rajonal e më gjerë (qendra shëndetësore). Nga monitorimet e bëra ai ngriti shqetësimin për menaxhimin e mbetjeve në qendrat shëndetësore. Ngritja e ndërgjegjësimit të bluzave të bardha ishte një nga diskutimet e bëra midis nesh, drejtim në të cilin duhet të punojmë.
Takimi me Zj Hajrie Mbrati solli shqetësimin e shoqërisë civile e cila rrezikon sigurinë e jetës së popullatës duke përzier mbetjet urbane me mbetjet spitalore të rrezikshme, nëpër koshat e grumbullimit të mbetjeve urbane.
Ndërgjegjësimi i njerëzve për të denoncuar këto mbetje të rrezikshme, vjen si nevojë e mbrojtjes së jetës së qytetarëve, të cilët duan jetën e dëshirojnë t’ a kenë atë të sigurt në vendin e tyre, ndaj dhe ne do të vazhdojmë të lobojmë për sigurinë e saj.
Berat, më 22.02.2015
Shoqata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat
L; Mangalem , Berat
Kutia postare Nr 4, Berat
www.natyraberat.org
www.facebook.com/Mbrojta.Mjedisi.Natyror Berat




Reagim lidhur me gjendjen e tualeteve në qendër të Beratit
Shoqata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat, më datë 02.10.2014 I është drejtuar me një letër zyrtare Nr protokolli 19, si Kryetarit të Bashkisë ashtu edhe Drejtorit të Shëndetit publik, në lidhje me gjendjen alarmante të tualeteve në qendër të qytetit të Beratit. Pas gati 3 muajsh pavarësisht se përgjigja karshi letrës tonë ishte vetëm një telefonatë nga pronari që I menaxhon ato Z Flamur , konstatohet që në njërën nga tualetet gjendja ka ndryshuar. Në të është punësuar një person I cili e ka pastruar tualin e e mirëmban atë.
Ne do të vazhdojmë të këmbëngulim për ndryshim të gjendjes , duke përshëndetur çdo ndryshim pozitiv.
Shoqata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat

Read More »
Kërkesë për reagim publik pas denoncimeve mediatike për skandal mbi administrimin e mbetjeve spitalore
Kerkese per reagim publik mbi denocnimet mediatike per mbetjet spitalore (3)
Read More »Efektet negative shendetesore te perpunimit te lekurave
EFEKTET SHENDETESORE TE PERPUNIMIT TE LEKURAVE11
Read More »Urimet me te mira per fundvitin nga ne per qytetaret e Beratit
Aktiviteti I fundit për vitin 2014 ishte një bashkëpunim me Bashkinë e Beratit, datë 26.12.2014.
“Të mbrojmë mjedisin”- shkruhej në shpinat e të rinjve, të rejave e fëmijëve që ishin të pranishëm me biçikletat e tyre, në sheshin e zbukuruar nga dritat. Rreth 30 persona, midis tyre edhe anëtarë e dashamirës të shoqatës “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore”, xhirruan në qytet, duke shpërndarë mirësinë e tyre tek qytetarët që mirëprisnin ata teksa parakalonin në shesh. Gërmat që ata mbanin dhe kapuçët e kuq ku shkruhej “Gëzuar 2015”, financuar nga Shoqata, krijuan atmosferë të ngrohtë, e përcollën krahas mesazhit “Gezuar” edhe atë “MBRO MJEDISIN”.
Read More »Investimet e bëra nga Shoqata:”Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore Berat”
“Fondacioni ABC – 2010”
kanë shërbyer për banorët e dy lagjeve kryesore Lagjes : “Kala” dhe Lagjes: “Donika Kastrioti – Muraçelepiaj” për banorët jo vetëm të dy lagjeve ku është bërë investimi, por edhe për kalimtarë e turistë të ndryshëm.
Investimi i mirë e solid ka mjaft nevojë për t’ i mirëmbajtur ato si në rastin e stolave dhe koshave në Kala. Bashkëpunimi për mirëmbatjen duhet të jetë kryesisht nën mbështetjen e Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës, siç mirëmbajnë vetë banorët për lulishten që kanë para shtëpive të tyre në Muraçelepiaj.
Read More »














