“Kodi i Gjelbër” mbyll aktivitetin e tij

Fair Fest 2020, Panairi i parë i gjebër në Berat
Projekti “Kodi I Gjelbër” inicioi në shtator 2019 i mbylli aktivitetet e tij në Gusht të 2020.
Ky projekt u realizua me fonde të BE, e u mbështet nga Qendra EDEN.
Organizata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” e cila e realizoi në kushte të pazakonta për shkak të pandemisë, synoi të ofronte modele të reja që promovojnë zhvillimin e qendrueshëm ekonomik dhe “ekonominë e gjelbër” në biznese beratase, që veprojnë në fushën e turizmit familjar.
http://www.natyraberat.org/wp-content/uploads/2020/09/Permbledhje-Green-Code-2020.pdf
Kompostimi në mbështetje të ekonomisë së gjelbër-Green Code
Mbyllja e fazës së parë dhe vijimësia e aktiviteteve.
http://www.natyraberat.org/wp-content/uploads/2020/09/Kompostimi-PMSM-2020.pdf
http://www.natyraberat.org/wp-content/uploads/2020/09/Takime-me-operatoret-turistik-Faza-e-1.pdf
http://www.natyraberat.org/wp-content/uploads/2020/09/Kompostimi-PMSM-20202.pdf
Read More »BROSHURA 2020

GEAR – GREEN CODE
The information published on this Brochure is a product of the hard work of NGO’s volunteers, based on the scientific information of Dr.E. Mahmutaj. This information is considered as a useful guide for tour operators and visitors of Berat city.
http://www.natyraberat.org/wp-content/uploads/2020/06/GEAR-2020-compressed.pdf
Read More »PROJEKTI: KODI I GJELBËR “TURIZMI I STANDARTEVE TË GJELBËR”

Turizmi prej dekadash është konsideruar si një përpjekje kritike nga ambientalistët, për të vlerësuar e shijuar destinacionet natyrore, pa cënuar biodiversitetin.
Kjo formë turizmi, që përfshin vizita në zona natyrore të ndjeshme dhe të paprekura, si destinacion i turizmit masiv, është në rritje të ndjeshme në vendin tonë.http://www.natyraberat.org/wp-content/uploads/2019/10/Lajm-WEB-Genta.pdf
Risitë e Zonave të Mbrojtura në Berat, në bashkëpunim me Natyra 2000 dhe Administratën e Zonave të Mbrojtura në Berat (AdZM-Berat)

Read More »Nisi në Berat, projekti më I ri që zbatohet nga organizata: “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” , me titull “Biomonumentetet – vlerat e padiskutueshme të Parkut Kombëtar Tomorrit” i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian, projekti NATURA 2000.
RAPORTI VLERËSUES “Vlerësimi i performancës së energjisë në ndërtesa, përmes konceptit të varfërisë energjetike në Berat” 2017-2018

Në kuadër të Projektit: “Së bashku-Një sy për Mjedisin, organizata “Për Mirëqenie Sociale dhe Mjedisore” si pjesë e rrjetit të vigjilencës-SENIOR II REC Shqipëri, e mbështetur nga Qeveria Suedeze, publikun RAPORTIN VLERËSUES “Vlerësimi i performancës së energjisë në ndërtesa përmes konceptit të varfërisë energjetike në Berat” 2017-2018.
Draft mbi energjine -(materiali i plotë)
Read More »Marrja e informacionit në terren

Në kuadër të projektit “Së bashku-Një sy për Mjedisin” pjesë e programit SENIOR II-REC Shqiperi, mbështetur financiarisht nga Ambasada Suedeze, u mbyll faza e terrenit në qytetin e Beratit- Mbledhja e informacionit mbi Energjinë. Ky informacion është marrë në familje beratase si dhe institucione locale. Më poshtë do të gjeni ekzaktësisht vendndodhjen e informacionit. Për më tepër na ndiqni në vijimësi në faqen tonë në facebook: https://www.facebook.com/FSEW.BERAT/
Read More »Eficenca e Energjisë/SENIOR II
Eficenca e Energjise eshte detyre e te gjitheve. Vetem duke perdorur ne menyre eficente burimet e energjise, pa hequr aspak dore nga komoditeti, ne mund te sjellim ndryshime pozitive ne jeten dhe planetin tone. Per me shume shihni spotin e meposhtem.
Raport Vlerësues mbi Parkun Kombëtar të Tomorrit

Ky raport vlerësues mbi vlerat ekologjike, floristike, gjeologjike vjen pas një pune të gjatë kërkimore e vlerësuese i doktorave të shkencës: Zj Ermelinda Mahmutaj- Biologe, Z Ton Deda- doktor shkencash në fushën e gjeologjisë, Z Fatos Nako- Inxhinier pyjesh e drejtor i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Berat, si dhe projektit të zbatuar nga organizata “Për Mirëqënie Sociale e Mjedisore” Berat (PMSM).
Ai ka si qellim kryesor dhënien e informacionit tregues mbi pasuritë që mbart mali i Tomorrit në aspektin floristik, gjografik, gjeo-morfologjik, hidro-logjik etj, por edhe për problematikat që sjell shfrytëzimi i gurit e pllakave gëlqerore, cënimin ekosistemeve, rezervave ujore si dhe aspektin menaxherial të Zonës së Mbrojtur.
Raporti identifikon vlerat e pasuritë natyrore e kësaj zone, por përtej kësaj jep edhe arsyet përse organizata ka ndërmarrë këtë projekt kundër krimit mjedisor, si i pari projekt që realizohet nga organizatat e shoqërisë civile e targetuar në malin e Tomorrit.
Gjthashtu në material jepen edhe rekomandime për institucionet monitoruese e ligjzbatuese, të cilat kanë bashkëpunuar përgjatë zbatimit të këtij projekti në qytetin e Beratit duke e lehtësuar zhvillimin e tij.
Organizata nëpërmjet këtij projekti ka dhënë mesazhin që njohja e vlerave mjedisore, edukimi i brezave me luftën kundër krimit mjedisor, rritja e kapaciteteve të vetë inspektorëve mjedisor, con në reduktim e krimit mjedisor.
Në kuadër të kësaj përpjekje urojmë që ky raport të jetë i vlefshëm jo vetëm për institucionet shtetërorë por edhe për cdo qytetar të thjeshtë, student apo nxënës që është i shqetësuar për mjedisin, pasuritë e tij.
Read More »Denoncime publike mbi dëmet në mjedis-Berat
Rastet denoncuese te demtimit te mjedisit ne Berat. behen protagonistet e bashkebisedimeve te perfaqesuesve te organizates “Per Mireqenie Sociale dhe Mjedisore” dhe Bashkise Berat, AdZM, ISHMP.
Denoncime publike ne Berat, mbi demtime te renda ne mjedis
Read More »