Misioni yne
Për Mireqenie sociale dhe Mjedisore (FSEW) ka si mision te saj te mbroje mjedisin, te behet promotor per
realizimin e aktiviteteve ne mbrojtje te tij, energjise se paster, efikasitetit te energjise, promovimit te
burimeve te rinovueshm,bujqesise se qendrueshme, zonave te mbrojtura me nje angazhim te palekundur
ndaj sigurise, cilesise dhe vlerave ndaj donatoreve, partnereve, bashkepunetoreve dhe publikut qe na
mbeshtet. Ne jemi te perkushtuar per te hartuar dhe menaxhuar projekte qe rrisin mireqenien e
komunitetit ne lidhje me mjedisin, dhe vecanerisht per te lobuar per mbrojtjen e ketyre zonave dhe
komuniteteve te tyre.
Ky website është krijuar nga projekti Green AL, i zbatuar nga Co-PLAN, COSV dhe VIS Albania. Pikëpamjet
dhe përfundimet e përfshira këtu nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë Suedeze ose të
Sida-s, Agjencisë Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim për Zhvillim (Sida).
Projekti MandaGREEN u zbatua në Bashkinë Dimal gjatë periudhës shtator 2025 – qershor 2026 me synimin për të kontribuar në përmirësimin e sigurisë ushqimore, promovimin e praktikave të qëndrueshme bujqësore dhe rritjen e ndërgjegjësimit të fermerëve mbi përdorimin e pesticideve në kulturën e mandarinës.
Raporti Teknik Perfundimtar MandaGREEN
Qëllimi kryesor
- Të mbështesë fermerët në kalimin nga bujqësia konvencionale drejt prodhimit ekologjik dhe të qëndrueshëm të mandarines.
- Të promovojë praktika që mbrojnë tokën, shëndetin dhe sigurinë ushqimore.
- Të shërbejë si mjet praktik orientues për vendimmarrje në nivel ferme.
Broshure mandaGreen Janar ’26
Udhëzuesi është bazuar në përvoja dhe evidenca nga kultivimi i mandarinës në zonën Poshnje–Dimal. (Raporti i situatës së përdorimit të pesticideve, nevojat e evidentuara në trajnime, sugjerimet e grupit të advokimit “MandaGREEN” dhe ekspertëve vendorë, të përfaqësuesve të pushtetit vendor, shoqërisë civile etj.)
Ky Udhëzues është ndërtuar për fermerët shqiptarë, institucionet dhe arsimin bujqësor.
Udhezuesi mandagreen janar (’26)
Mbi praktikat ekzistuese, njohuritë dhe qëndrimet e fermerëve të Bashkisë Dimal, qarku Berat në lidhje me përdorimin e pesticideve në mandarina
Raport_mbi_perdorimin_e_pesticideve PMSM Berat-2