Berat, tryezë e rrumbullakët për krimin mjedisor

Në qytetin e Beratit, në datën 15 mars 207, u zhvillua  tryeza e rrumbullakët në kuadër të projektit “Ulja e Krimit Mjedisor nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të agjensive ligjzbatuese, në Parkun Kombëtar të Tomorrit”, financuar nga Bashkimi Evropian si pjesë e programit ACHIVE, të zbatuar nga REC Shqipëri. Gjithsej ishin 35 përfaqësues të institucioneve vendore si ISHMP, ARM, DRSH, ISHSH, AdZM, DAR etj. Prezenca e Z. Elton Qendro përfaqësues i OSBE- Këshilltar për qeverisjen mjedisore, përfaqësues i grupit Ndërqeveritar kundër Krimit Mjedisor i njohur si G.N.K.M.

Ky grup në mbështetje të detyrave të tij do të parandalojë, identifikojë e do të krijojë një sërë të dhënash dhe problematikash në lidhje më krimin mjedisor, ofroi përvojën e tij duke e prezantuar punën e grupit ndërsektorial, si një risi për projektin. Në takim u prezantua strategjia e ndjekur nga organizata, qasja e saj në lidhje me forcimin e kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese në qytetin e Beratit , që synonte njohjen e punonjësve me Legjislacionin Kombëtar e Ndërkombëtar, që lufton krimin mjedisor, si dhe roli i medias për të rritur vizibilitetin e aktiviteteve të organizatës.

Përfaqësuesit e institucioneve nëpërmjet prezantimit të Z Qendro u njohën me aksionet e përbashkëta të grupit të ngritur që prej vitit 2015, të njohur si G.N.K.M, të cilët pasi kishin ngritur një strategji pune, kaluan nga njohja e terrenit drejt problematikave konkrete (rasteve të krimit mjedisor).

Takimi solli diskutime nga përfaqësuesit e agjencive ligjzbatuese e monitoruese, të cilat jo pak herë kishin mbivendosje të kopencave, moskoordinim të mirë ndërmjet tyre, pavarësisht punës profesionale të inspektorëve e dëshirës së tyre për rritje të besueshmërisë ndaj publikut.

Ky takim synonte nga organizata ndërgjegjësim publik e komunikim ndërinstitucional, duke qënë një risi jo vetëm për qytetin e Beratit, pasi krimi mjedisor që të mos ndodhë, ka nevojë për aksione të përbashkëta. Ai ndodh se është më pak i kushtueshëm, është shumë kompleks për ta trajtuar, por duke qënë kërcënim për të gjithë qytetarët, vetë institucionet janë të interesuara për mbështetjen e zbulueshmërinë e tij.

Tryeza e rrumbullaket 1Tryeza 2Tryeza 3Tryeza 4Tryeza 5Tryeza 6Tryeza 7Tryeza 8

Share this!

Berat, tryezë e rrumbullakët për krimin mjedisor Subscribe to our RSS feed. Tweet this! StumbleUpon Reddit Digg This! Bookmark on Delicious Share on Facebook

Leave a reply

*

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*