Risitë e Zonave të Mbrojtura në Berat, në bashkëpunim me Natyra 2000 dhe Administratën e Zonave të Mbrojtura në Berat (AdZM-Berat)

Nisi në Berat, projekti më I ri që zbatohet nga organizata: “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” , me titull “Biomonumentetet – vlerat e padiskutueshme të Parkut Kombëtar Tomorrit” i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian, projekti NATURA 2000.
Ky projekt vjen pas trajnimeve që janë bërë nga Natura 2000 për të shkruar projekte nga administrata dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, që më pas kanë konkluduar në lidhje kontratash.
Sipas këtij projekti organizata në bashkëpunim me specialist të AdZM- Berat do të nxjerrin në pah vlerat e florës dhe faunës së Parkut Kombëtar të Tomorrit- sidomos të specieve të rrezikuara, ashtu sikurse edhe do të skicojnë një “Udhëzues xhepi” që do të udhëzoj vizitorët për bimë aromatike, medicinale që përbëjnë vlerat për komunitetin e zonës. Në bashkëpunim me botanistë, të rinj e të reja, gra të zonës, biznese etj, do të realizohet një Draft – Plan ruajtjeje për zonën e përzgjedhur e do të implentohen dy shtigje për ecje në natyrë, tashmë të rrahura edhe nga turistë të shumta.
I gjithë qellimi I këtij projekti është vendosja e një marrëdhënie përfituese në vlera ekonomike të banorëve që jetojnë cdo ditë në këto zona të mbrojtura, që kanë vlera natyrore të padiskutueshme.
Për organizatën
“Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore”
Zj Erjola Azizolli                                                                                    

Takim me komunitetin, Roshnik, Berat
Diskutime nga Takimet në Roshnik, Berat

Share this!

Risitë e Zonave të Mbrojtura në Berat, në bashkëpunim me Natyra 2000 dhe Administratën e Zonave të Mbrojtura në Berat (AdZM-Berat) Subscribe to our RSS feed. Tweet this! StumbleUpon Reddit Digg This! Bookmark on Delicious Share on Facebook

Comments are closed