Policy Response- MandaGREEN
E dakordësuar nga fermerë të kulturës së Mandarinës, ekspertë të bujqësisë së DIMAL-it, aktorë interesi të mbledhur së bashku më datë 25 Mars 2026, në Poshnjë, prezantohet Përgjigja Politike në kuadër të projektit “MandaGREEN” për një publik më të gjerë. Duke uruar që pjesëmarrja e gjerë, puna në terren pranë mandarinave në DIMAL, ngritja e ndërgjegjësimit të fermerëve për një siguri ushqimore më të mirë se sezonet e kaluara dhe kujdes për mjedisin për një prodhim cilësor të kësaj kulture, të sjellë ndryshime pozitive në këtë sektor, ju ftojmë ta lexoni këtë material të rëndësishëm.
PERGJIGJE POLITIKE- MandaGREEN BERAT
Read More »
Raport Teknik i Parcelës Demonstrative në Hingë, DIMAL
Projekti MandaGREEN u zbatua në Bashkinë Dimal gjatë periudhës shtator 2025 – qershor 2026 me synimin për të kontribuar në përmirësimin e sigurisë ushqimore, promovimin e praktikave të qëndrueshme bujqësore dhe rritjen e ndërgjegjësimit të fermerëve mbi përdorimin e pesticideve në kulturën e mandarinës.
Raporti Teknik Perfundimtar MandaGREEN
Read More »
Broshura si produkt i mbështetjes së projektit: Green-AL
Qëllimi kryesor
- Të mbështesë fermerët në kalimin nga bujqësia konvencionale drejt prodhimit ekologjik dhe të qëndrueshëm të mandarines.
- Të promovojë praktika që mbrojnë tokën, shëndetin dhe sigurinë ushqimore.
- Të shërbejë si mjet praktik orientues për vendimmarrje në nivel ferme.
Read More »
Udhëzuesi “MandaGREEN” si produkt i mbështetjes së projektit: Green-AL
Udhëzuesi është bazuar në përvoja dhe evidenca nga kultivimi i mandarinës në zonën Poshnje–Dimal. (Raporti i situatës së përdorimit të pesticideve, nevojat e evidentuara në trajnime, sugjerimet e grupit të advokimit “MandaGREEN” dhe ekspertëve vendorë, të përfaqësuesve të pushtetit vendor, shoqërisë civile etj.)
Ky Udhëzues është ndërtuar për fermerët shqiptarë, institucionet dhe arsimin bujqësor.
Udhezuesi mandagreen janar (’26)
Read More »
Raport Studimor
Mbi praktikat ekzistuese, njohuritë dhe qëndrimet e fermerëve të Bashkisë Dimal, qarku Berat në lidhje me përdorimin e pesticideve në mandarina
Raport_mbi_perdorimin_e_pesticideve PMSM Berat-2
Read More »
Projekti “MandaGREEN”
Objektivi i përgjithshëm: Të zhvillohet një model i qëndrueshëm bujqësor në Berat përmes reduktimit të pesticideve, promovimit të praktikave ekologjike dhe përfshirjes së komunitetit në vendimmarrjen mjedisore
Read More »Projekti “Siguri energjetike nëpërmjet zbutjes së varfërisë energjetike”
Projekti “Siguri energjetike nëpërmjet zbutjes së varfërisë energjetike” është një projekt 7 mujor me kohezgjatje prill – nëntor 2023, me vlerë 7798 euro i financuar nga projekti SMART Balkans -Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor, numri i referencës së thirrjes: SB ALB LI 01/22.
Read More »Deklaratë për Shtyp
Deklaratë për Shtyp
Në kuadër të projektit “Siguri energjitike nëpërmjet zbutjes së varfërisë energjitike”, grant i Inisiativave Lokale, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, pjesë e SMART Balkans- projekt Rajonal, informojmë se është ngritur “Këshilli Qytetar i Energjisë”.
I mbledhur online më datë 30 Gusht 2023, ky Këshill Qytetar i Energjisë (KQE), mbështet shtresat në nevojë e kontribuon në forcimin, përfshirjen, mobilizimin e aktorëve lokalë e shoqërisë civile e influencën qytetare për sjelljen e ndryshimit pozitiv në dobi të menaxhimit aktiv të varfërisë energjetike në Berat.
Intervistë me Drejtuesen e organizatës “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat për Berat TV (Web)
Berati TV: Përshendetje Zj Genta, SMART Ballkans në Berat
A mund të na thoni shpjegoni se cili është fokusi i këtij projekti? A mund të mësojmë më shumë rreth tij duke qenë se zbatohet për herë të parë në qytetin tonë?
Read More »“Kodi i Gjelbër” mbyll aktivitetin e tij
Fair Fest 2020, Panairi i parë i gjebër në Berat
Projekti “Kodi I Gjelbër” inicioi në shtator 2019 i mbylli aktivitetet e tij në Gusht të 2020.
Ky projekt u realizua me fonde të BE, e u mbështet nga Qendra EDEN.
Organizata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” e cila e realizoi në kushte të pazakonta për shkak të pandemisë, synoi të ofronte modele të reja që promovojnë zhvillimin e qendrueshëm ekonomik dhe “ekonominë e gjelbër” në biznese beratase, që veprojnë në fushën e turizmit familjar.
http://www.natyraberat.org/wp-content/uploads/2020/09/Permbledhje-Green-Code-2020.pdf



