“Shoqëria Civile Vepron për Zhvillimin Social-Ekonomik mbi Bazat e një Mjedisi të Shëndetshëm”

Shoqëri pjesëmarrëse në vendimmarrje“
Kohëzgjatja: Nëntor 2016 – Tetor 2018
Vendndodhja: Shqipëri (Tiranë, Elbasan, Shkodër, Berat, Vlorë)
Mbështetur nga: Projekti “Shoqëria Civile Vepron për Zhvillimin Social-Ekonomik mbi Bazat e një Mjedisi të Shëndetshëm” (CO-SEED) me fonde të Bashkimit Evropian dhe që zbatohet nga INCA
Ne kuader te projektit “Shoqeri pjesemarrese ne vendimmarrje” , u organizua sot ne qytetin e Beratit trajnimi me te rinj e te reja te interesuar per nje angazhim me te mire ne vendimmarrje.

Projekti ka për qëllim që të nxisi proces sa më të mirë të pjesëmarrjes në vendimmarrje për VNM/VSM në Shqipëri nëpërmjet rritjes së kapacitetit të OJF-ve duke u angazhuar në mënyrë aktive dhe cilësore në konsultimet publike.
Objektivat e projektit janë: rritja e kuptimit të palëve të interesuara të raporteve të VNM/VSM-së dhe theksimi i rëndësisë së pjesëmarrjes së publikut në vendet ku projekti ka zbatim; nxitja e njoftimit të përshtatshëm për pjesëmarrje aktive të OJF-ve dhe të anëtarëve të komunitetit në konsultimet publike të VNM/VSM. Media është një aktor i rëndësishëm në mbarëvajtjen e projektit. Në secilin nga 5 qytetet zbatuese të projektit do të identifikohen raste ku mund të ndiqet dhe të nxitet një proces sa më i mirë për pjesëmarrjen në vendimmarrje. Qendra EDEN e zbaton këtë projekt në Shqipëri në sajë të bashkëpunimit me organizatat lokale: Klubi Ekologjik Elbasan-KEE (Elbasan), Qendra e Informacionit Aarhus – AIC (Shkodër), Qendra per Kerkim Bashkepunim dhe Zhvillim – CRCD (Vlorë), Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore – FSEW (Berat), organizata me të cilat EDEN ka një bashkëpunim disa vjeçar. Nje sy per mjedisin

Trajnim Berat mbi VNM/VSM

Share this!

“Shoqëria Civile Vepron për Zhvillimin Social-Ekonomik mbi Bazat e një Mjedisi të Shëndetshëm” Subscribe to our RSS feed. Tweet this! StumbleUpon Reddit Digg This! Bookmark on Delicious Share on Facebook

Leave a reply

*

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.