Author Archives: genta

Zhvillohet trajnimi “Njohja e Legjislacionit Mjedisor, Krimi Mjedisor”

Zhvillohet trajnimi “Njohja e Legjislacionit Mjedisor, Krimi Mjedisor”

Organizata ”Për Mirëqenie Sociale dhe Mjedisore” zhvilloi trajnimin “Njohja e Legjislacionit Mjedisor, Krimi Mjedisor”, si pjesë e programit #ACHIEVE të zbatuar nga REC Shqipëri dhe mbështetur financiarisht nga European Union in Albania.
Me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi Legjilacionin Mjedisor, Krimin Mjedisor, Ligjet Nderkombëtare e vendase ku mbështetet e drejta mjedisore, në trajnim morën pjesë përfaqësues të institucioneve, përfaqësues të shoqërisë civile, Qendra Rinore Berat, Shkolla e mesme “Kristaq Capo”, Drejtori Arsimore dhe Bashki

Seminartakim-kristaq-capoSeminar 3

Read More »

“Trajnim mbi rritjen e kapaciteteve të Uniformave Blu në Urën Vajgurore, Berat”

“Trajnim mbi rritjen e kapaciteteve të Uniformave Blu në Urën Vajgurore, Berat”

Bazuar në kalendarin e aktiviteteve të organizatës “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat, pjesë e paketës së punës së projektit : “Ulja e krimit mjedisor nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese, në Parkun Kombëtar të Tomorrit”, si pjesë e programit ACHIEVE – REC Shqipëri, financuar nga Bashkimi Evropian, stafi i organizatës organizoi në Urën Vajgurore, me forcat e rendit të Urës dhe Kuçovës trajnimin: “Rritja e kapaciteteve të Uniformave Blu, në luftën kundër Krimit Mjedisor” .

Të pranishmëve në këtë aktivitet, iu prezantuan në mënyrë profesionale, njohuri juridike, njohuri mbi Ligjet mjedisore dhe Legjislacionit Mjedisor vendas e ndërkombëtar nga juristja e organizatës Znj. Arsiola Dyrmishi dhe menaxherja e projektit Zn.j Erjola Azizolli. Në trajnim morrën pjesë rreth 11 përfaqësues të forcave të rendit si komisar policie të Kuçovës, Urës Vajgurore, shefa policie dhe sekretare të komisariateve.

Duke qenë se që në fillimet e punës së saj, kjo organizatë, nëpërmjet këtij projekti ka synuar rritjen e kapaciteteve të forcimit të ligjit në Parkun Kombëtar të Tomorrit, në mënyrë që të ulet sadopak shpeshtësia e krimit mjedisor në të si dhe forcimin e rrjetit rajonal të inspektorëve të mjedisit, leje-lëshuesve, forcave të rendit, agjencive ligjzbatuese e monitoruese për të luftuar krimin mjedisor, ne kemi ndërmarrë që prej muajit shtator këtë cikël trajnimesh, të ndërthurrur edhe me sensibilizim direkt në zonat e prekura si: Vërtop, Roshnik, Bogovë duke shpërndarë postera që informojnë publikun mbi mënyrën e re të denonocimit të Krimit Mjedisor, nëpërmjet aplikacionit të ri në faqen e organizatës : www.natyraberat.org.

Gjatë këtij trajnimi të zhvilluar, u diskutua kuadri ligjor Evropian në mbrojtjen e Mjedisit. I krahasuar me kuadrin ligjor shqiptar si dhe mbi figurat e veçanta të veprave penale në kreun IV të KPRSH si dhe nevojën e për përmirësim të këtyre dispozitave me qëllim harmonizimin me Legjislacionin Evropian, por edhe si përgjigje efikase ndaj krimit mjedisor.

Nga inspektorët e policisë u diskutua mbi guroret në zonën e Urës Vajgurore dhe problematikën e krimit mjedisor të krijuar për shkak të tyre. Gjithashtu u diskutua fakti që problematika qëndron në vështirësinë për të provuar ndotjen mjedisore, ndërkohë që subjektet që operojnë janë të pajisur me dokumentacion nga ministria e linjës.

Inspektorët e policisë u shprehën se ky trajnim ishte i domosdoshëm duke qënë se të gjithë aktorët institucionalë duhet të marrin përgjegjësitë si dhe të kryejnë detyrat funksionale në zbatim të ligjit në mënyrë që krimi mjedisor të parandalohet, ose të ndëshkohet në rastet kur qasja parandaluese dështon.

Për organizatën “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat

Arsiola DYRMISHI 

Jurist,National Food Authority

PhD Candidate in Public Law 

Contact: 00355684600263

arsioladyrmishi@gmail.com 

takim-ura-vajgurore

 

 

 

 

Read More »

Seminar me uniformat blu Drejtorisë së Policisë Rajonale të Qarkut Berat

Seminar me uniformat blu Drejtorisë së Policisë Rajonale të Qarkut Berat

Në qytetin e Beratit, më datë 18/10/2016, në sallën e mbledhjeve të Drejtorisë së Policisë Rajonale të Qarkut Berat u organizua një seminar në kuadër të ciklit të trajnimeve: “Rritja e kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese, që monitorojnë e mbrojnë mjedisin, në luftën kundër Krimit Mjedisor”.

aktivitet-berat-18-tetor-2

Read More »

“Ulja e krimeve mjedisore nëpermjet rritjes së kapaciteteve të agjensive ligjzbatuese, në Parkun Kombëtar të Tomorrit”

“Ulja e krimeve mjedisore nëpermjet rritjes së kapaciteteve të agjensive ligjzbatuese, në Parkun Kombëtar të Tomorrit”

Dje, më datë 06.10.2016 u zhvillua në ISHMP trajnimi mbi krimin mjedisor në kuadër të programit ACHIEVE – REC Albania, financuar nga Bashkimi Evropian. Pas AdZM, cikli i trajnimeve në kuadër të forcimit të kapaciteteve të agjensive ligjzbatuese, u zhvendos në ambjentet e ISHMP- Berat.

forcimi-i-agjensive-ligjzbatuese

16124

Read More »

Aktivitet sensibilizues në pellgun Berat- Bogovë, mbi denoncimin e krimeve mjedisore

Aktivitet sensibilizues në pellgun Berat- Bogovë, mbi denoncimin e krimeve mjedisore

Ditën e enjte, organizata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat, në kuadër të projektit “Ulja e krimit mjedisor nepermjet rritjes se kapaciteteve te agjensive ligjzbatuese, ne Parkun Kombetar te Tomorrit”, si pjesë e programit ACHIEVE – REC Shqipëri, financuar nga Bashkimi Evropian, ndau me banorët e zonave përreth promocionin e saj.
Promocioni i saj kishte për qellim informimin e banorëve të kësaj zone mbi rëndësinë e ruajtjes së Parkut Kombëtar të Tomorrit, vlerave të tij të florës, faunës, turistike, folklorike, historike. Këto vlera promovoheshin nërmjet fletëpalosjeve, të cilat nuk sillnin vetëm anën tërheqëse të Parkut Kombëtar, por mbi të gjitha apelonin për problematikën e tij: Shkatërrimi, ndërhyrja në të është Krim Mjedisor- vepër penale.
Linku “Denonco Krimin Mjedisor”, erdhi në posterin që u vendos përgjatë rrugës nacionale Berat- Bogovë, rrugë përgjatë të cilës ka firma grumbulluese të gurit gëlqeror që vjen nga mali i Tomorrit, si dhe firma me materiale ndërtimi që kanë lidhje me gurin.
Ky link i vendosur për t i ardhur në ndihmë banorëve të zonave të këtij pellgu të rëndësishëm do t’ i informojë më lehtë institucionet monitoruese të mjedisit e inspektorët e zonës, ashtu sikurse mund të përdoret edhe nga çdo kalimtar apo turist që vjen e mund të dallojë një krim mjedisor.
Ky promocion në terren është duke u gërshetuar edhe me aktivitete që synojnë ngritjen e kapaciteteve të këtyre institucioneve si AdZM, ISHMP, polici, shkolla etj.
Promovimi i spotit televiziv https://www.youtube.com/watch?v=eChH6Qkytrw&feature=youtu.be  është duke u prezantuar edhe për banorët e Beratit në televizionin local #Televizioni Glob.
Ky promocion nisi në këtë zonë e do të vazhdoj më tej, në muajt në vazhdim.

Erjola Azizolli
Informim per organizaten “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat

shperndarje-1shperndarje-2shperndarje-3

Read More »

Seminar sensibilizues ne ambjentet e AdZM – Berat/Forcimi i punes se organeve kopetente ne mbrojtje te Zonave te Mbrojtura

Seminar sensibilizues ne ambjentet e AdZM – Berat/Forcimi i punes se organeve kopetente ne mbrojtje te Zonave te Mbrojtura
Diten e premte, ne ambjentet e AdZM Berat (administrata e zonave te mbrojtura), ne kuader te mareveshjes se nenshkruar per bashkepunim i projektit; “Ulja e Krimit mjedisor ne Parkun Kombetar te Tomorrit” qe zbaton organizata “Per Mireqenie Sociale dhe Mjedisore” si pjese e programit ACHIEVE – Qendra Rajonale e Mjedisit, financuar nga Bashkimi Evropian, u organizua nje seminar per rritjen e kapaciteteve te Rojeve Mjedisore- Rengers. 
Nepermjet ketij seminari u prezantua nga juristja Arsiola Dyrmishi, gjithe pjesa ligjore dermuese ku bazohet administrimi i Zonave te mbrojtura, si mbrohet ajo, c fare pune realizohet nga rojet mjedisore e cfare mund te jete ne permiresim te punes se tyre. 
Organizata kishte sjelle per punonjesit edhe promocionin e saj e cila sillte ne vemendje edhe vlerat e medha qe ka Parku Kombetar i tomorrit, jo vetem nga ana e biodiversitetit: flore dhe faune, por edhe nga pikepamja e vizitueshmerise si rezultat i vlerave fetare, historike te  saj. Ajo per te cilen u kalua ne diskutime me te gjata ishte rreziku qe i kanoset kesaj zone, si pasoje e krimit mjedisor qe mund t i behet, jo vetem nga shfytezimi i gurit, pllakave te gurit, apo mermerit por edhe nga rreziku u HEC- ve qe ndokujt mund t i kaloj nepermend te ngreje ne ZOna te Mbrojtura. 
Takimi u mbyll me nje koketej e falenderime per vemendjen e nje organizate e cila sjell ne plan te pare mbrojtjen e mjedisit, e denoncimin e krimit mjedior nga vete banoret apo te interesuar , ne linkun me te ri ne internet: Denonco Krimin mjedisor: www. natyraberat.org
1 2 3 4 5 6 7 10 11 12 13 14 15 16 17 18
Read More »

“Denonco krimet mjedisore” shërbimi më i ri online i organizatës sonë

Në mbështetje të luftës kundër krimit mjedisor vjen në qytetin e Beratit linku më i ri denoncues “DENONCO KRIMET MJEDISORE” , i cili është pjesë e faqes së organizatës “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat, në kuadër të zbatimit të projektit:

Ulja e krimit mjedisor nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të agjensive ligjzbatuese, në Parkun Kombëtar të Tomorrit”

Ky projekt vjen si pjesë e programit Achieve – REC Shqipëri dhe financohet nga Bashkimi Evropian.

Nëpërmjet këtij linku, çdo qytetar apo punonjës i administratës publike e më gjerë, si vizitor apo kalimtar në qytetin e Beratit, mund të shpërndajë informacion problematik mjedisor duke i garantuar publikut të jetë pjesë njoftimit, për të qënë pjesë e problemit e duke sjellë më shpejt shqetësimin e interesave të gjera në zona të prekura në nivel vendor.

Ky link do të shërbejë për një komunikim më të shpejtë, për marrje informacioni me qellim mbrojtjen e mjedisit e reduktimin e parandalimin e krimit mjedisor. Ky informacion vjen pas marrëveshjes së bashkëpunimit me institucionet vendore si ISHPM, Bashkia Berat, Këshill Qarku Berat, ARM, DRM, Prefekturë dhe AdZM dhe do t’i shërbejë atyre për të përmirësuar bashkëpunimin ndërinstitucional, por edhe për të rritur vigjilencën ndaj mjedisit e problemeve të mprehta, që janë pjesë e veprave penale : Krim Mjedisor.

Këtij linku, në muajin shtator do t’i bëhet publicitet më i madh në mënyrë të drejtpërdrejtë nëpërmjet fletëpalosjeve e materialeve të tjera informuese e ndërgjegjësuese. Gjithashtu fushata informuese do të jetë e përhapur edhe në shkolla publike, te të rinjtë e Universitetit të cilët mund të përcjellin informacion te klasifikuar si “Krim Mjedisor”, duke dashur të jenë pjesë e informimit publik dhe denoncimit të problemit e parandalimit të krimit mjedisor.

Ky link vjen në ndihmë dhe në mbështetje të drejtpërdrejtë të punonjësve, që monitorojnë krimet mjedisore si Rojet mjedisore të AdZM apo inspektorëve të ISHMP, si dhe në mbështetje të Policisë së Shtetit, duke kontribuar kështu në një mirëinformim të tyre në kohë reale.

Jeni të mirëpritur në faqen tonë të internetit: www.natyraberat.org

denonco krimin mjedisor

 

http://mjedisisot.info/index.php/te-tjera/aktiviteti-njerezor/1728-per-mireqenie-sociale-dhe-mjedisore-denonco-krimet-mjedisore

Read More »

Festohet e promovohet Dita Ndërkombetare e Rojeve Mjedisore

Ditën e diel , datë 31 Korrik 2016, me rastin e Ditës Ndërkomëtare të Rojeve Mjedisore, në shëtitoren e qytetit të Beratit, në një nga stendat e panairit të organizuar nga Bashkia Berat, u prezantua puna e bërë nga Rengersat e Administratës Rajonale të Zonave te Mbrojtura Berat (AdZM- Berat).

Dita Nderkombetare e Rojeve Mjdisore1

Read More »

Reportazh: “Na ishte njëherë…… “

U nisëm në një ditë të bukur vere për të shkuar në Tomorr, me shpresën se do të udhëtonim në një vend të bukur që s’e kishim parë ndonjëherë.

Rruga deri te ndarja nga rruga nacionale që të çon në qytetin e Skraparit, atje ku shkruhej TEQEJA, ishte shume e mirë. Panorama e bukur na shoqëronte ngado , freskia e mengjesit na përkëdhelte fytyrën duke na e  bërë të  bukur rrugëtimin.

Shigjeta që ndante botët ishte e shtrembët, duke na paralajmëruar që ajo që vinte s do të ishte e bukur.

Teqeja, është e njohur nga të gjithë, ashtu si dhe gjurma e Abaz Aliut, ashtu si dhe gojëdhënat për malin e bekuar nga Perëndia: Tomorrin. Legjendat për të janë të parat gjëra që i tregonim turistave që na dëgjonin me mjaft kuriozitet e kërshëri në një vend kaq të bukur postkomunist.

Parku Kombëtar I Tomorritështë I vendosur në rajonin malor jugor të Shqipërisë.  Kufijtë e tij janë vendosur nga një VKM  Nr 472, datë 18.07.2012. Sipërfaqja e tij është rreth 24. 723.1 ha, ku përfshihen parqet e Beratit, Skraparit, Elbasanit.

Si Park Komëtar ai I përket kategorisë së II-të, ku përfshihen 12 Monumente Natyre (Kategoria e III e Zonave të Mbrojtura). Pyjet janë habitati më I bollshëm brenda parkut, I populluar kryesisht nga ahu, pishat epyje të përzier.

Për të vlerësuar vlerat e Parkut nuk është e nevojshme të jesh ekspert I biodiversitetit që është I  shumëllojshëm dukshëm, me peisazhe unike e të papërsëritshme.

Habitatet e ndryshme strehojnë lloje të ndryshme bimësh, shoqërime bimore dhe grupe të gjëra të faunës. Mbulesa bimore në zonën e parkut është e pasur nga ndryshimet në lartësi.

Llojshmëria e lartë I habitateve brenda Parkut Kombëtar të malit të Tomorrit ndikon në llojshmërinë e  llojeve që përbëjnë faunën e vetë zonës.

Por këto janë vlera, e ne s mund të flasim për to pa folur për dhimbjen që ndjenim duke i’ u afruar gjithmonë e më shumë këtyre perlave.

Sa më shumë që ngjiteshim, aq më shumë ndjenim erën e pluhurit të rrugëve të pakalueshme me makinave familjare. Makinat e mbushura me pllaka, diku të mbuluara e diku të pambuluruara, që na shikonin egër teksa ngjiteshim, shtoheshin e bashkë me to mali I Tomorrit i’a linte vendin nje “guroreje” të madhe, të zhveshur, të bardhë (nga gurët e hedhur) e të shfrytëzuar që s do ta kishe imagjinuar kurrë se do të ishte aty, në zemër të Tomorrit.

Kemi qënë përherë krenar se ishim beratas, se ishim rritur me ajër të freskët e ujë burimesh, por kurrë nuk e kishim prekur rrënimin, shkatërrimin, shfrytëzimin e atij që gojë s mund të kishte. Ishte mali I Tomorrit, mali I vlerave , nderi dhe krenaria shqiptare e jo vetëm e beratasve, mali I shenjtë që mirëpriste mjaft të huaj e vendas cdo ditë të gushtit, mali I “thërrmuar” që kafshohej pak nga pak nga njerëz të pashpresë që nxirrnin jetesën duke nxjerrë gurë, mali I pelegrinazhit për besimtarët e shumtë që lëngontë nga erozioni e degradimi, por që ende mbahej hijerëndë me shpresën për pak harmoni midis natyrës e njeriut jo vetëm për ne por edhe për brezat që do të vijnë, me shpresën e madhe që një ditë “Zotat” do ndalojnë ta kene një gurore atë.

Nga organizata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore”

 

krimi 1krimi 2krimi 4krimi 3krimi 5krimi 6krimi 7krimi 31krimi 32

Read More »

Nënshkruhet në Berat :”Memorandumi i Bashkëpunimit” midis organizatës “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” dhe institucioneve: Bashkia Berat, Prefektura Berat, ISHMP, DAR, AdZM

Nenshkruhet ne Berat :”Memorandumi i Bashkepunimit” midis organizates “Per Mireqenie Sociale dhe Mjedisore” dhe institucioneve: Bashkia Berat, Prefektura Berat, ISHMP, DAR, AdZM, ne pranine e perfaqesuesve te ARM, Komisionerit te Avokatit te Popullit .

Ky memorandum vlereson si prioritet te perbashket rendesine e zonave te mbrojtura ne Parkun Kombetar te Tomorrit per t i ardhur ne ndihme forcimit te legjislacionit shqiptar per te patur nje mjedis te qendrueshem nepermjet rritjes se kapaciteteve te agjensive ligjzbatuese.

Ky Memorandum konsideron qellim te perbashket ruajtjen e interesave te ligjshme ne Zonat e Mbrojtura , si nje pasuri Kombetare me nje status te vecante.

Duke e konsideruar situaten e demtimit te vlerave mjedisore ne kete zone nje emergjence , Memorandumi nenvizon vullnetin e perbashket dhe nevojen e bashkepunimit per reduktimin e kimeve mjedisore dhe parandalimin e tyre ne te ardhmen. Ky projekt realizohen ne kuader te programit Achieve ( #ACHIEVE) – REC Shqiperi @REC Shqiperi , financuar nga Bashkimi Evropian @European Union in Albania.

foto memorandumfoto memo 6memo 6memo 5fot memo 3foto memo 2foto memo 4memo grup

 

Artikullin e gjeni te botuar ne portalin Mjedisi Sot ne linkun: http://mjedisisot.info/index.php/te-tjera/aktiviteti-njerezor/1660-memorandum-bashkepunimi-per-uljen-e-krimeve-mjedisore-nepermjet-rritjes-se-kapaciteteve-te-agjencive-ligjzbatuese-ne-parkun-kombetar-te-tomorrit

Read More »