Zhvillohet trajnimi me temë: “Youngsters awareness on Environment Crime”

Mbyllet ne Berat takimi i filluar më datë 23 Nëntor 2016 me të rinjtë e Qendrës Rinore Berat. Duke parë interesin e madh të të rinjve në Pallatin e Kulturës, seminari u vazhdua më datë 30.11.2016, në ambjentet e hapura të shkollave kryesore të mesme të qytetit.
Tematika e takimit ishte informues për të rinjtë e moshave 16-18 vjeç, mbi përkufizimin e Krimit Mjedisor, njohjen me Legjislacionin i cili mbështet luftën kundër Krimit Mjedisor, forcimin e legjislacionit Horizontal dhe Promovimi i OSHCve. Kjo e fundit u realizua nga një bashkëpunim e prezencë të organizatës Milieukontakt përfaqësuese e të cilës ishte Znj. Rezarta Ago. Të ftuar ishin edhe përfaqësues të Bashkisë, DAR-Berat, mësues e përfaqësues të Avokatit të Popullit dhe të OJF-ve në Berat.
Në takimet informuese të organizuara mëdatë 30 Nëntor në ambjentet e dy shkollave të mesme : “Bab Dud Karbunara” dhe “Kristaq Capo”, ku morrën pjesë më shumë se 120 nxënës të viteve të larta, pati një interest të madh për të njohur e diskutuar raste konkrete në lidhje me denoncimet që ata sillnin si shembuj ilustrues. Në këtë takim organizata prezantoi rastin e Krimit Mjedisor të ndodhur në malin e Tomorrit (nëpërmjet videos së përgatitur) si dhe rastin e përcjellë nga qytetarët mbi ndotjen masive të lumit Osum, nga mbetjet urbane.
Duke e vënë veten në rolin e një gazetar terreni, nxënësit ndërtuan lajmin denoncues, informues e sensibilizues, duke zhvilluar edhe një mini-konkurs midis tyre. Gazetarja Znj. Erjola Azizolli dha mendimin e saj në lidhje me mënyrën profesionale të shkrimit të lajmit, për të përcjellë sa më mirë atë që duam të shprehim për publikun e gjerë.
Prania e Znj. Arsiola Dyrmishi, me njohuritë e saj juridike idha edhe tempin e duhur pritshmërive të nxënësve, për të mësuar më shumë mbi Legjislacionin Kombëtar e Ndërkombëtar si dhe Konventat e aktet ligjore që përcjellin informacion mjedisor.
Këto takime janë realizuar nga organizata, si pjesë e programit #ACHIEVE- REC Shqipëri, mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.

lajmi-1lajmi-2lajmi-3lajmi-4lajmi-6

Share this!

Zhvillohet trajnimi me temë: “Youngsters awareness on Environment Crime” Subscribe to our RSS feed. Tweet this! StumbleUpon Reddit Digg This! Bookmark on Delicious Share on Facebook

Leave a reply

*

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.