Author Archives: genta

Raport Vlerësues mbi Parkun Kombëtar të Tomorrit

Raport Vlerësues mbi Parkun Kombëtar të Tomorrit

Ky raport vlerësues mbi vlerat ekologjike, floristike, gjeologjike vjen pas një pune të gjatë kërkimore e vlerësuese i doktorave të shkencës: Zj Ermelinda Mahmutaj- Biologe, Z Ton Deda- doktor shkencash në fushën e gjeologjisë, Z Fatos Nako- Inxhinier pyjesh e drejtor i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Berat, si dhe projektit të zbatuar nga organizata “Për Mirëqënie Sociale e Mjedisore” Berat (PMSM).

Ai ka si qellim kryesor dhënien e informacionit tregues mbi pasuritë që mbart mali i Tomorrit në aspektin floristik, gjografik, gjeo-morfologjik, hidro-logjik etj, por edhe për problematikat që sjell shfrytëzimi i gurit e pllakave gëlqerore, cënimin  ekosistemeve, rezervave ujore si dhe aspektin menaxherial të Zonës së Mbrojtur.

Raporti identifikon vlerat e pasuritë natyrore e kësaj zone, por përtej kësaj jep edhe arsyet përse organizata ka ndërmarrë këtë projekt kundër krimit mjedisor, si i pari projekt që realizohet nga organizatat e shoqërisë civile e targetuar në malin e Tomorrit.

Gjthashtu në material jepen edhe rekomandime për institucionet monitoruese e ligjzbatuese, të cilat kanë bashkëpunuar përgjatë zbatimit të këtij projekti në qytetin e Beratit duke e lehtësuar zhvillimin e tij.

Organizata nëpërmjet këtij projekti ka dhënë mesazhin që njohja e vlerave mjedisore, edukimi i brezave me luftën kundër krimit mjedisor, rritja e kapaciteteve të vetë inspektorëve mjedisor, con në reduktim e krimit mjedisor.

Në kuadër të kësaj përpjekje urojmë që ky raport të jetë i vlefshëm jo vetëm për institucionet shtetërorë por edhe për cdo qytetar të thjeshtë, student apo nxënës që është i shqetësuar për mjedisin, pasuritë e tij.

raporti web

Read More »

Berat, tryezë e rrumbullakët për krimin mjedisor

Berat, tryezë e rrumbullakët për krimin mjedisor

Në qytetin e Beratit, në datën 15 mars 207, u zhvillua  tryeza e rrumbullakët në kuadër të projektit “Ulja e Krimit Mjedisor nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të agjensive ligjzbatuese, në Parkun Kombëtar të Tomorrit”, financuar nga Bashkimi Evropian si pjesë e programit ACHIVE, të zbatuar nga REC Shqipëri.

Read More »

Fuqizimi i shoqërisë civile në vendimmarrje

Fuqizimi i shoqërisë civile në vendimmarrje

Botuar nga Organizata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” – (FSEW) Berat me 31 Mars 2017.

Pjesëmarrja qytetare është një term përcaktues për fuqinë e qytetarëve, duke qenë se ajo shkon përtej thjesht rolit vëzhgues dhe pjesëmmarjes joaktive, por sepse publiku është një aktor aktiv që ka fuqinë të ndryshojë dhe të influencojë mënyrën sesi menaxhohen çështjet publike.

Read More »

“Shoqëria Civile Vepron për Zhvillimin Social-Ekonomik mbi Bazat e një Mjedisi të Shëndetshëm”

“Shoqëria Civile Vepron për Zhvillimin Social-Ekonomik mbi Bazat e një Mjedisi të Shëndetshëm”

Shoqëri pjesëmarrëse në vendimmarrje“
Kohëzgjatja: Nëntor 2016 – Tetor 2018
Vendndodhja: Shqipëri (Tiranë, Elbasan, Shkodër, Berat, Vlorë)
Mbështetur nga: Projekti “Shoqëria Civile Vepron për Zhvillimin Social-Ekonomik mbi Bazat e një Mjedisi të Shëndetshëm” (CO-SEED) me fonde të Bashkimit Evropian dhe që zbatohet nga INCA
Ne kuader te projektit “Shoqeri pjesemarrese ne vendimmarrje” , u organizua sot ne qytetin e Beratit trajnimi me te rinj e te reja te interesuar per nje angazhim me te mire ne vendimmarrje.

Projekti ka për qëllim që të nxisi proces sa më të mirë të pjesëmarrjes në vendimmarrje për VNM/VSM në Shqipëri nëpërmjet rritjes së kapacitetit të OJF-ve duke u angazhuar në mënyrë aktive dhe cilësore në konsultimet publike.
Objektivat e projektit janë: rritja e kuptimit të palëve të interesuara të raporteve të VNM/VSM-së dhe theksimi i rëndësisë së pjesëmarrjes së publikut në vendet ku projekti ka zbatim; nxitja e njoftimit të përshtatshëm për pjesëmarrje aktive të OJF-ve dhe të anëtarëve të komunitetit në konsultimet publike të VNM/VSM. Media është një aktor i rëndësishëm në mbarëvajtjen e projektit. Në secilin nga 5 qytetet zbatuese të projektit do të identifikohen raste ku mund të ndiqet dhe të nxitet një proces sa më i mirë për pjesëmarrjen në vendimmarrje. Qendra EDEN e zbaton këtë projekt në Shqipëri në sajë të bashkëpunimit me organizatat lokale: Klubi Ekologjik Elbasan-KEE (Elbasan), Qendra e Informacionit Aarhus – AIC (Shkodër), Qendra per Kerkim Bashkepunim dhe Zhvillim – CRCD (Vlorë), Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore – FSEW (Berat), organizata me të cilat EDEN ka një bashkëpunim disa vjeçar. Nje sy per mjedisin

Trajnim Berat mbi VNM/VSM

Read More »

Fushatë promocionale në kuadër të projektit “Ulja e Krimit mjedisor në Parkun Kombëtar të Tomorrit”

Fushatë promocionale në kuadër të projektit “Ulja e Krimit mjedisor në Parkun Kombëtar të Tomorrit”

Fushatë promocionale në kuadër të projektit “Ulja e Krimit mjedisor në Parkun Kombëtar të Tomorrit” që zbaton organizata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” si pjesë e programit ACHIEVE – Qendra Rajonale e Mjedisit REC Shqipëri, financuar nga Bashkimi Evropian.

Përfshirja e angazhimi i vullnetarëve tëorganizatës në mesazhe promocionale, në luftën kundër Krimit Mjedisor, i filluar më datë 27 Janar 2016, shërbeu si rifillim i mesazheve promocionale që organizata   „Për Mirëqënie Socile dhe Mjedisore“- Berat po jep për publikun beratas, kundër Krimit Mjedisor .

br 1 br.2 br 3 br4 br5 br6

Read More »

Ftesë drejtuar gazetarëve që zhvillojnë veprimtarinë e tyre në qytetet Shkodër, Tiranë, Elbasan, Berat dhe Vlorë

Ftesë drejtuar gazetarëve që zhvillojnë veprimtarinë e tyre në qytetet Shkodër, Tiranë, Elbasan, Berat dhe Vlorë

Duke e vlerësuar rolin e medias vizive dhe të shkruar si një prej faktorëve kryesorë në rritjen e transparencës dhe angazhimit të qytetarëve në proceset vendimmarrëse, ftohen gazetarët që punojnë në qytetet Shkodër, Tiranë, Elbasan, Berat dhe Vlorë të jenë pjesë e trajnimit një ditor, i cili synon të ndikojë në rritjen e kapaciteteve të pjesëmarrësve për të qënë të përfshirë në debatë, konsultime dhe raportime mbi tematika thelbësore që lidhen në mënyrë të drejtë për drejtë me qytetarin dhe mjedisin.

Kjo përqasje bazohet në nevojën për të forcuar rolin dhe ndikimin e publikut, shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë të interesuar në proceset vendimarrëse të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis/Vlerësimit  Strategjik në Mjedis, si edhe në reflektimin e çdo zhvillimi social apo politik që ndikon në mbarëvajtjen e procesit.

Nëpërmjet kësaj nisme gazetarët mund të:

  • zhvillojnë më tej njohuritë e tyre për proçedurat mbi VSM/VNM;
  • të jenë më të informuar mbi tematika mjedisore;
  • ndikojnë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe rolit të publikut për çështjet mjedisore;
  • angazhohen dhe të forcojnë bashkëpunimin në nivel lokal me organizatat mjedisore.
  • fokusojnë mjedisin në agendën mediatike si një aspekt i rëndësishëm i zhvillimit të qendrueshëm

Kjo ftesë vjen në zhvillim të projektit  “Shoqëri pjesëmarrëse në vendimmarrje“ mbështetur nga:         Bashkimi Evropian, në kuadër të programit të grantit “Shoqëria Civile Vepron për Zhvillimin Social Ekonomik mbi Bazat e një Mjedisi të Shëndetshëm (CO-SEED)”, nëpërmjet INCA (Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri).

Ju lutem dërgoni emrin e personit dhe gazetën/median që mbulon (nëse ka të tillë) brenda datës
20 shkurt 2017.

Për çdo informacion plotësues mos hezitoni të kontaktoni organizatën zbatuese të projektit në nivel lokal:

          Më shumë rreth projektit “Shoqëri pjesëmarrëse në vendimmarrje“: http://bit.ly/2gBtndw
Ftes

Read More »

Denoncime publike mbi dëmet në mjedis-Berat

Rastet denoncuese te demtimit te mjedisit ne Berat. behen protagonistet e bashkebisedimeve te perfaqesuesve te organizates “Per Mireqenie Sociale dhe Mjedisore” dhe Bashkise Berat, AdZM, ISHMP.

Denoncime publike ne Berat, mbi demtime te renda ne mjedis

WP_20170110_019WP_20170110_016WP_20170110_01315995392_10210330405810709_650850849_n15978173_10210330410250820_313846751_nndjekja e denoncimeve

Read More »

Mali i Tomorrit

Mali i Tomorrit

Te inkurajojme ruajtjen e mjedisit, denoncimin e krimit mjedisor, bashkerendimin e punes per t’i ardhur ne ndihme forcimit te legjislacionit shqiptar, forcimit te ligjit ne Parkun Kombetar te Tomorrit, per te ndikuar sadopak ne uljen e krimit mjedisor, qe te mos kemi pamje te tilla, si kjo qe po ndiqni.

Read More »

Rast denoncues: “Ndotja e lumit Osum”

Rast denoncues: “Ndotja e lumit Osum”

Kjo video e ardhur ne organizate, tregon qartazi se si ndotet lumi Osum nga mbetjet urbane, duke rrezikuar ndotje masive jo vetem te ujit, por edhe te tokes e ajrit. Lumi Osum eshte nje oaz i vertete per boten bimore te tij e cila ushqen mjaft peshq e gjallesa te tjera qe vijne edhe ne tryezat beratase.

Read More »

Zhvillohet trajnimi me temë: “Youngsters awareness on Environment Crime”

Zhvillohet trajnimi me temë: “Youngsters awareness on Environment Crime”

Mbyllet ne Berat takimi i filluar më datë 23 Nëntor 2016 me të rinjtë e Qendrës Rinore Berat. Duke parë interesin e madh të të rinjve në Pallatin e Kulturës, seminari u vazhdua më datë 30.11.2016, në ambjentet e hapura të shkollave kryesore të mesme të qytetit.
Tematika e takimit ishte informues për të rinjtë e moshave 16-18 vjeç, mbi përkufizimin e Krimit Mjedisor, njohjen me Legjislacionin i cili mbështet luftën kundër Krimit Mjedisor, forcimin e legjislacionit Horizontal dhe Promovimi i OSHCve. Kjo e fundit u realizua nga një bashkëpunim e prezencë të organizatës Milieukontakt përfaqësuese e të cilës ishte Znj. Rezarta Ago. Të ftuar ishin edhe përfaqësues të Bashkisë, DAR-Berat, mësues e përfaqësues të Avokatit të Popullit dhe të OJF-ve në Berat.
Në takimet informuese të organizuara mëdatë 30 Nëntor në ambjentet e dy shkollave të mesme : “Bab Dud Karbunara” dhe “Kristaq Capo”, ku morrën pjesë më shumë se 120 nxënës të viteve të larta, pati një interest të madh për të njohur e diskutuar raste konkrete në lidhje me denoncimet që ata sillnin si shembuj ilustrues. Në këtë takim organizata prezantoi rastin e Krimit Mjedisor të ndodhur në malin e Tomorrit (nëpërmjet videos së përgatitur) si dhe rastin e përcjellë nga qytetarët mbi ndotjen masive të lumit Osum, nga mbetjet urbane.
Duke e vënë veten në rolin e një gazetar terreni, nxënësit ndërtuan lajmin denoncues, informues e sensibilizues, duke zhvilluar edhe një mini-konkurs midis tyre. Gazetarja Znj. Erjola Azizolli dha mendimin e saj në lidhje me mënyrën profesionale të shkrimit të lajmit, për të përcjellë sa më mirë atë që duam të shprehim për publikun e gjerë.
Prania e Znj. Arsiola Dyrmishi, me njohuritë e saj juridike idha edhe tempin e duhur pritshmërive të nxënësve, për të mësuar më shumë mbi Legjislacionin Kombëtar e Ndërkombëtar si dhe Konventat e aktet ligjore që përcjellin informacion mjedisor.
Këto takime janë realizuar nga organizata, si pjesë e programit #ACHIEVE- REC Shqipëri, mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.

lajmi-1lajmi-2lajmi-3lajmi-4lajmi-6

Read More »